Trendi i biznesit përmes një website-i është rritur ndjeshëm sidomos pas vitit 2010. Në pamundësi që të terheqin vizitorë për shkak të konkurencës, shumica e portaleve informative e kanë gjetur zgjidhjen duke publikuar foto të modeleve më të njohura.
E pare si nje mundësi që sjell të ardhura, hapja e webfaqeve ka shënuar rritje mjaft të madhe edhe në Shqipëri, Kosovë dhe në vendet tjera ku jetojnë Shqiptarët.
Shumica e website-ve në gjuhën shqipe publikojnë lajme dhe ngjarje të ndryshme që lidhen me politiken.  Por as publikimet e kesaj natyre nga më të vizituarat nuk mjaftojnë që të tërheqin vizitorë. Prandaj shtimi i një kategorie të veqantë që në shumicen e rasteve quhet  „Showbiz“ ose me ndonjë emer të ngjashem ka rezultuar të jetë i sukseshem.
Në fakt shumica e publikimeve që postohen me këtë kategori kanë pak lidhje me Showbiz-in, ose i ngjajnë vetem pjesës së showbiz-it që lidhet me një fotografi te nje fotomodeleje gjysmë lakuriq.
Interesante, shumica e këtyre postimeve postimeve përmbajnë fjalen „pjeshkë“,  „ajo po ju pret“, „behuni gati“ etj. Mbase njera nga këto fjalë duhet të zevendësojë „showbiz-in“.